Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Edhe Diaspora e dëshpëruar nga veprimi i Taravarit!
    MAQEDONI

    Edhe Diaspora e dëshpëruar nga veprimi i Taravarit!

    04/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Lidhja e Diasporës shqiptare me seli në Zvicër, që vite me radhë është përpjekur në një kauzë të përbashkimit të subjekteve politike shqiptare. Një herë gjithë subjektet, e pastaj partitë opozitare. Vinte shpesh përfaqësuesi i kësaj lidhjeje në Maqedoni, udhëtonte në relacionin Shkup-Tetovë-Gostivar-Strugë

    Kjo lidhje, vite me radhë mbante kontakte me këto parti dhe i luste të bashkohen rreth kauzave të përbashkëta shqiptare. Ajo që merrte si përgjigje përfaqësuesi i tyre, ishin fjalë kurtoazie e miratimi, ndërkaq si kalonin vitet, gjithnjë e më i madh ishte dëshpërimi. Një një moment interesant të këtij misionarizmi, ky përfaqësues i lidhjes së Diasporës përfundoi si përkrahës i vetëm njërës parti, tek e cila pa se po i përkrah qëndrimet e tyre. Pastaj u duke se nuk kishte më kontakte.

    Por, jo, ja, Lidhja e Diasporës është ende gjallë dhe vëzhgon nga larg. Përfaqësuesi i saj që shpesh shëtiste nga njëra seli në tjetrën, Alisetar Bojana, është shprehur i dëshpëruar nga veprimi i Taravarit. Dikur, kishte qenë i dëshpëruar nga Zijadin Sela, por tash thotë se për herë të parë pajtohet me të. Ja si është shprehur përmes rrjeteve sociale Alisetar Bojana:

    “Do të flas! Por do ta lë për pak më vonë, aktualisht sot për sot për herë të parë pajtohem me ish kryetarin e ASH-së Ziadin Sela! Kryetari aktual i ASH-së Arben Taravari është shumë gabim që kërkon bashkim me disa individë të ashtuquajturës opozitë e shqiptarëve!”

    Kaq ka komentuar përfaqësuesi i Lidhjes së Diasporës Shqiptare, por i qartë dhe decid në vlerësim për të kuptuar që nuk pajtohet me Taravarin që po shkon me individë të caktuar të “të ashtuquajturës opozitë shqiptare”.

    Do të jetë interesant të shihet çka tjetër do të thotë ditëve në vijim Alisetar Bojana.
    Po po, do të flas kur të vijë koha! Foto: takime të ndryshme me politikanët aktual si dhe një foto në State Deparetmentin Amerikan ku LDSHM SHBA UE organizoi takim për krerët e subjekteve politike ASH dhe LB!

    Previous ArticleIsen Shabani distancohet nga vendimi i Taravarit: ASH-ja e vetme në zgjedhje
    Next Article Moti sot, me diell dhe i ngrohtë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.