Në çdo prononcim publik, deklaratat e bllokut të sapoformuar opozitar shqiptar kanë qenë në një linjë me opozitaren maqedonase VMRO DPMNE, një simpati kjo e shprehur ndaj kësaj partie për shkak të kalkulimeve për koalicion të mundshëm me të edhe përkundër politikave të saj në thelb antishqiptare dhe antieuropiane.
Këtë qëndrim sot e konfirmoi vetë kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini duke iu kundërvënë opinionit të analistit Lirim Mehmetaj që e ka cilësuar këtë përbërje dhe retorikë politike të VMRO-së si më hapur fashiste dhe më hapur proserbe.
Mexhiti ndaj këti opinioni është përgjigjur se nuk pajtohet dhe me këtë konfirmon afërsinë dhe bashkëpunimin që ka filluar të lëshojë rrënjë mes subjektit të tij dhe partive të bllokut opozitar me VMRO-në.
https://www.facebook.com/share/v/1aZV88rRbXoHuKq2/?mibextid=WC7FNe
