Talat Xhaferi e pranoi detyrën e kryeministrit teknik nga kryeministri i deritanishëm Dimitar Kovaçevski.
Xhaferi në kohë shkoi në selinë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i përcjell nga ekipi tij, përcjell INA.
Pas pranimit të detyrës, ai u shpreh se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilës ai do ta mbeshtes çdo veprim dhe vendim në qeveri.
“Shpreh kënaqësinë dhe përgjegjësinë për detyrën që e mora përsipër duke e përsëritur atë që kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim dhe veprim që e ndërmarrim si qeveri. Detyra primare e kësaj qeveria është parapërgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike të rregullta presidenciale me 24 prill dhe 8 maj dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 8 maj 2024 dhe për këtë qeveria në një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore”, deklaroi kryeministri Xhaferi.
Kuvendi dje votoi Qeverinë kalimtare me 65 vota pro dhe 3 vota kundër që për 100 ditë do të udhëhiqet nga ish-kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili në këtë detyrë vjen si pjesë e marrëveshjes midis BDI dhe LSDM.
Qeveria kalimtare do të përkujdeset për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe ato presidenciale të 24 prillit. Me rastin e nisjes së detyrës, Xhaferi ka mbajtur një konferencë me mediat.(INA)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…