Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sot pas sulmit të armatosur kundër policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, të cilin e ka quajtur sulm terrorist. Ai ka akuzuar një lider të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, që gjendet në listën e zezë të SHBA-së, si përgjegjës për këtë sulm. Vuçiq ka thënë se Radojiçiç ka vepruar në mbrojtje të serbëve të Kosovës nga “terrori i Kurtit”.
Vuçiq gjithashtu ka shfrytëzuar rastin për t’u përgjigjur SHBA-së, e cila ka njoftuar se do t’i shesë Kosovës sistemin anti-tank Javelin. Ai ka thënë se po mendon të nisë një hetim për të gjithë ata që po e armatosin Kosovën “në mënyrë ilegale” dhe në shkelje të Rezolutës të OKB-së, e cila e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë. Ai ka theksuar se ata që po e shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara do të përballet me pasojat.
Presidenti serb ka marrë vesh për planet e SHBA-së për t’i shitur Kosovës sistemin Javelin2 nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili i ka bërë një vizitë të papritur disa ditë më parë. Sistemi Javelin është një armë anti-tank e fuqishme, e cila mund të godasë dhe helikopterë.
Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator dhe rezultoi me vdekjen e një policit kosovar dhe plagosjen e dy të tjerëve. Grupi i armatosur prej rreth 30 personash u barrikadua në manastirin e Banjskës dhe u përball me forcat speciale të Kosovës për disa orë. (bild.mk)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…