Një vendim historik u mor në Freiburg të hënën në mbrëmje nga parlamenti i qytetit. Me 49 vota pro, 13 kundër dhe 13 abstenime, u miratua një masë që u jep të drejtën grave të marrin një leje prej tre ditësh për çdo muaj në rast të dhimbjeve menstruale. Nuk kërkohet asnjë dokumentacion mjekësor për këtë leje. “La Liberté” raporton se propozimi erdhi nga politikanë të Partisë Socialiste, të Gjelbërve dhe Liberalëve të Gjelbër.
Kryetari i qytetit Thierry Steiert (PS) tha se ky vendim reflekton “faktin që dhimbja menstruale është ende një problem i pazgjidhur në shoqërinë tonë, siç e tregojnë disa studime të fundit”.
Rregulloret e personelit të Freiburg-ut tashmë lejojnë mungesën e tre ditëve pa certifikatë mjekësore. Por Laura Zahnd, një nga deputetet tha: “Është e rëndësishme që të themi hapur se mungojmë për shkak të periudhës sonë dhe se kjo është një arsye e vlefshme për mungesë. Tani, njerëzit me menstruacion nuk duhet të vuajnë në heshtje dhe të përballen me komente të padobishme”.
Qyteti i Cyrihut gjithashtu ka nisur një projekt pilot vitin e kaluar për të lehtësuar situatën e grave me menstruacion. Qëllimi është që gratë që vuajnë nga dhimbje të forta dhe të rregullta të mund të marrin një leje prej pesë ditësh në muaj, pa humbur pagën e tyre. (bild.mk)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…