Categories: MAQEDONI

Samiti i BE nesër në Shkup/ Ahmeti: Kemi potencial lidershipi për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sonte në prag të Samitit të BE në Shkup, ka takuar Edi Ramën, Albin Kurtin si dhe dihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që në prag të Samitit të nesërm të BE-së në Shkup, të takoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama dhe atë të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, bashkë me miq të vendeve tona si ndihmëssekretarin amerikan për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Europian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

Si vende të Ballkanit Perëndimor kemi nevojë për unitet dhe stabilitet, dhe këtë e biseduam në një atmosferë miqësore ku bashkë konfirmuam pikëpamjet për integrimin në Bashkimin Europian, sepse me këtë tregojmë se kemi potencial lidership për të sjellë vendime për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura si dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit. Vlera e ndarë nga për këtë plan në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago