Në prag të Samitit të BE në Shkup, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi është takuar me Edi Ramën, Albin Kurtin si dhe dihmës Sekretarin Amerikan për Europë dhe Euro – Azi, z. James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, z. Gert Jan Kopman.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor të bashkëbisedonim mbi perspektivën evropiane të vendeve tona me Ndihmës Sekretarin Amerikan për Europë dhe Euro – Azi, z. James O’Brien dhe drejtorin e Komisionit Evropian për Fqinjësi, z. Gert Jan Kopman,
Potencuam rëndësinë e madhe që ka për zhvillimin e vendeve tona Plani i Bashkimit Europian për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në vlerë prej 6 miliarë euro për periudhën 2024 – 2027 dhe kultivimi i partneritetit strategjik me SHBA-të.
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova mbeten të fokusuara në realizimin e reformave proeuropiane dhe do të vazhdojnë të hapërojnë me vendosshmëri drejt horizontit të Europës.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…