Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.
Për ditëlindjen e 28 të Kiarës normalisht nuk do të mungonte një surprizë për të nga partneri i saj, Luizi, i cili është munduar ta bëjë shumë të lumtur në këtë ditë speciale për të.
