Categories: SHËNDETI

Si të luftoni alergjitë stinore me bimë mjekësore

Alergjia është një reagim i tepruar i sistemit imunitar ndaj një substance që nuk është patjetër e rrezikshme. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë antitrupa të shumtë, të cilët kur bien në kontakt me polenin ose mykun shkaktojnë aktivizimin e disa qelizave të gjakut.

Këto qeliza lëshojnë histaminë, një kimikat që shkakton simptomat alergjike. Alergjitë stinore janë shumë të përhapura në botë, ato ndodhin zakonisht në kohëra të caktuara të vitit.

Simptomat e alergjive stinore janë: teshtima, bllokim dhe rrjedhje hunde, kruarje sysh, kollë e thatë, lodhje ose azmë. Për trajtimin e alergjive stinore mund të përdoren ilaçe, por edhe mjete natyrale.

Në këtë kategori, bëjnë pjesë disa barishte, erëza dhe bimë mjekësore, ku të një rëndësie të madhe janë hithra, sherebelea dhe rozmarina.

Sherebela është një bimë mjekësore që ka një histori të gjatë përdorimi nga njerëzit. Ajo ka veti anti-inflamatore, pasi përmban substanca që frenojnë inflamacionin. Rozmarina Kjo bimë mjekësore ka një efekt pozitiv në inflamacionin që shfaqet me tharje, kruarje dhe lotim të syve si pasojë e alergjisë. Gjithashtu, ajo ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Hithra është një barishte e egër që ka veti detoksifikuese, e cila ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat, si dhe pengon histaminën, një kimikat që shkakton simptomat alergjike.

Për të përgatitur këtë çaj me rozmarinë, hithër dhe sherbele, duhet të përdorni sasi të barabarta të tre bimëve, të thata ose të freskëta, dhe t’i ziejnë në ujë. Pra, një lugë çaji me sherebelë, një lugë çaji me hithër dhe një lugë çaji me rozmarinë zihen në një gotë me ujë.

Lëngu duhet të filtrohet dhe të ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj duhet të pihet çdo ditë, preferohet mes vakteve, për një efekt më të mirë kundër alergjive. (bild.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago