Në kushtet e ngarkesës së spitaleve dhe rritjes së numrit të pacientëve me grip, COVID dhe viroza, mjekët rekomandojnë disa masa parandaluese për të ruajtur imunitetin dhe të mos infektoheni.
“Konsumoni lëngje të freskëta agrumesh, perime, supëra dhe çajra. Shmangni ambientet e mbyllura dhe me shumë njerëz. Nëse duhet të dilni, përdorni maskë për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha Silvana Sadria, mjeke pneumologe.
Ajo shtoi se nëse keni simptoma të gripit, COVID ose virozave, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të kërkoni këshillë nga mjeku i familjes.
“Ne ju këshillojmë të mos lëvizni pa nevojë, dhe të respektoni rregullat e higjienës dhe distancimit fizik”, tha mjekja. (bild.mk)
