Categories: MAQEDONI

Zëvendës drejtori Hasani: Intelegjenca artificiale do të përmirësojë analizën e rrezikut në Doganë

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së doganave, Muharrem Hasani bashkë me drejtorin Bogoev dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim, u takuan sot në kuadër të projektit për implementimin e sistemit për menaxhim me rrezikun dhe depos së të dhënave, i cili financohet nga një grant me vlerë 4.8 milionë dollarë nga qeveria Koreane.

“Vendosja e këtij sistemi i cili do të përdorë inteligjencën artificiale, do të përmirësojë analizën e rrezikut në punën e Drejtorisë së doganave. Përdorimi i inteligjencës artificiale për përzgjedhjen e deklaratave të dyshimta për kontroll është në interes të mbledhjes së më shumë të hyrave në Buxhet, si dhe në parandalimin e krimit dhe korrupsionit. Vendosja e këtij sistemi do të mundësojë shënjestrim më të mirë të deklaratave në të cilat ekziston rreziku i pagesës së detyrimeve në shumë më të vogël, rreziku i shpërndarjes së gabuar doganore ose rreziku i deklarimit të gabuar të origjinës së mallit” – theksoi gjatë takimit zëvendës drejtori Hasani. 

Vendimi për ndarjen e grantit nga Qeveria e Koresë pasoi pas një analize trevjeçare të Doganave, pas së cilës u vendos që si liderë në rajon, ky grant t’i ndahet Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare në Shërbimin Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim, përshëndeti përpjekjet e ndërmarra nga Dogana e Maqedonisë së Veriut për të rritur efektivitetin e Doganës dhe krijimin e kushteve për konkurrencë më të madhe të ekonomisë vendore.

Ekspertët nga Koreja prezantuan sistemin informativ për përpunimin e deklaratave doganore, si dhe zgjidhjet softuerike për përpunimin e importit dhe eksportit të dërgesave të vogla në e – tregtinë.

“Shkëmbimi i përvojave në fushën e e -tregtisë është i rëndësishëm në krijimin e politikave me qëllim përmirësimin e trajtimit doganor në këtë fushë, si dhe mbrojtjen më të madhe të interesave financiare, por edhe forcimin e sigurisë së dërgesave të vogla“, tha më tej Hasani.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago