Objekti i ri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës po kompletohet dita ditës, pasi tashmë ka përfunduar dhe një pjesë e fasadimit të objektit dhe po zhvillohen punimet e fazës së dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Statusi i plotë:
Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës.
Ka përfunduar ndërtimi i një pjesë të fasadës dhe po vazhdojnë me dinamikën e duhur të gjitha punimet e fazës së dytë.
Gjatë këtij mandati arritëm të menjanojmë shumë nga pengesat e mëparshme dhe tashmë kemi siguruar ecuri konsistente të punës për përfundimin cilësor të këtij projekti kapital.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02qfFusiAtyZZ3UVtmziw5pmxoFfcVLexxUhPDtzzdES3TmXPLtfng2qZ5GRAmGMVHl&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…