Categories: RAJON

Tentim-sulm në burg ndaj Granit Plavës, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Brugun e Sigurisë së Lartë, ku mbahen tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ka ndodhur një incident. Sipas Drejtorit të Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, Granit Plava, i cili dyshohet se ishte ai që e ekzekutoi viktimën me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, ka qenë objektiv i një tentim-sulmi nga një person tjetër në burg. Plava gjithashtu ka dëmtuar një batanije, por nuk ka tentuar të vetëvritet, tha Dibrani.

Në një deklaratë për “Gazetën Express” Dibrani njoftoi se do të krijojë një komision hetimor për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti. Ai tha se do të nxjerrri rezultate konkrete për këtë rast.

“Për të gjitha këto ne do ta formojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, tha ai.

Të tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë në paraburgim prej një jave, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur se ka dyshim të bazuar mirë se kanë kryer vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sipas Gjykatës, Naim Murseli kishte planifikuar të vriste bashkëshorten e tij “në mënyrë dinake” dhe kishte përdorur Granit Plavën si doras, të cilin e kishte pajisur me armë. Kushtrim Kokalla akuzohet se kishte marrëveshje me ta për të kryer krimin. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago