Pijet e gazuara janë nga pijet më të njohura në botë, ku më shumë se gjysma e popullsisë (49% e të rriturve dhe 63% e të rinjve) i pinë atë çdo ditë. Zhurma e flluskave që shpërthejnë, ftohja freskuese, shija e ëmbël që ju rrah gjuhën, mund të keni dëshirë për një pije të gazuar tani.
Por a e dini se çfarë i bëjnë pijetvme gaz shëndetit tuaj? Ju ndoshta e dini se pijet me gaz nuk është janë pije të shëndetshme, por mund të mos e kuptoni se sa shumë ndikon tek ju sa herë që i pini. Nuk është thjesht një kënaqësi e padëmshme, është një zakon që mund të ketë pasoja të rënda.
Shumica e pijeve të gazuara përmbajnë ujë të gazuar, një ëmbëlsues (zakonisht sheqer, shurup misri me fruktozë të lartë ose ëmbëlsues artificial), acid fosforik (i cili i jep shijen dhe jetëgjatësinë e pijeve me gaz) dhe aromatizues natyralë. Disa pije të gazuara, të tilla si Pepsi, Coca-Cola Classic, Coke Zero, Diet Coke, Mello Yello dhe Dr Pepper, gjithashtu kanë kafeinë.
Pijet me gaz mund t’ju bëjë të ndiheni mirë për një moment, por gjithashtu mund t’ju bëjë të sëmureni në planin afatgjatë. Specialistët e mjekësisë rigjeneruese, thonë se pirja e pijeve të gazuara çdo ditë mund t’ju bëjë të shtoni peshë, veçanërisht rreth barkut.
“Yndyra në bark është e rrezikshme, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sindromës metabolike, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të gjirit. Për një kohë të gjatë, soda mund të shkaktojë sëmundje të veshkave, presion të lartë të gjakut dhe kolesterol të lartë”, thonë specialistët. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…