Categories: RAJON

Kosova kërkon informacione nga Serbia për personat e zhdukur në luftërat e Ballkanit

Në një takim rajonal për personat e zhdukur në luftërat e ish-Jugosllavisë, Kosova ka raportuar se ka identifikuar 11 mbetje mortore dhe konfirmuar identitetin e pesë personave të zhdukur. Por, problemi më i madh mbetet mungesa e bashkëpunimit nga Serbia, e cila nuk ka dhënë asnjë informacion për lokacionet e varrezave masive në territorin e saj.

Në kohën kur Tribunali i Hagës ka bërë gjurmimet, shumë mbetje mortore janë identifikuar në mënyrë tradicionale dhe jo me ADN, çka ka krijuar dyshime tek familjarët e personave të zhdukur. Ata kërkojnë që të bëhet një verifikim i mbetjeve mortore që janë ruajtur në murgun e Prishtinës.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritarë për të pagjeturit, në një deklaratë për “KosovaPress”, tha se ky proces ka filluar në nëntor të vitit 2021 dhe se Kosova ka bashkëpunuar me Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën për të gjetur personat e zhdukur edhe në ato vende. Ai shtoi se populli i Kosovës ka pësuar rrëmbime me forcë jo vetëm në luftën e fundit 1998/1999, por edhe në luftërat e mëparshme në kohën e okupimit.

Gara bëri thirrje për përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për të shtuar presionin ndaj Serbisë, që të jetë më bashkëpunuese në këtë proces. Ai tha se Republika e Kosovës është shembull në rajon dhe më gjerë për mënyrën e adresimit të çdo informate që do të mund të ndihmonte në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Ai përmendi se janë adresuar 13 lokacione brenda territorit të Kosovës dhe shumica prej tyre kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore. Por, sfida më e madhe mbetet identifikimi i lokacioneve në territorin e Serbisë, për të cilat ende nuk ka një datë për të filluar gërmimet. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago