Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nëpërmjet një posti në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Talat Xhaferrit, për zgjedhjen si Kryeministritri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Shaqiri ka theksuar se BDI-ja me këtë vendim do ta thyej dhe barrieën e fundit ndëretnike në vend. “U tha dhe po bëhet!” – ka përfunduar Shaqiri në deklaratën e tij.
Urimi i plotë:
Ne sot, të bashkuar e mbështesim platformën e partisë sonë BDI, për Kryeministrin shqiptar në vendin tonë.
Kryeministri shqiptar Talat Xhaferi do ta thyejë edhe barierrën e fundit ndëretnike duke dëshmuar që ne jemi për mirëqenien e shtetit tonë – Maqedonisë së Veriut.
🤝Faleminderit Kryetar Ali Ahmeti, na ke nderuar të gjithëve.
U tha dhe po bëhet!
