Kryesia Qendrore e BDI-së ka mbajtur mbledhjen e radhës në selinë në Reçicë të vogël ku edhe ka diskutuar për zhvillimet politike ne vend, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale si dhe për zgjedhjet brendapartiake.
Në këtë mbledhje, unanimisht është vendosur që për kandidat për kryeministër shqiptarë në Qeverinë e përkohshme të propozohet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Pasi Xhaferi do të marrë pozitën e kryeministrit, BDI ka vendosur që vendin e tij në Kuvend ta marrë partneri i koalicionit LSDM.
Kryeministri i parë shqiptarë, Talat Xhaferi pritet që mandatin ta marrë më 28 janarë të vitit 2024, kurse kujtojmë që zgjedhjet e dyfishta pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, 2024./indeks.mk/