Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Dr.Xhekili dhe z.Hajdi mes nesh!
    MAQEDONI

    Dr.Xhekili dhe z.Hajdi mes nesh!

    07/12/2023
    Facebook Twitter Email

    Shkruan: indeks.mk

    Një nga filmat më të njohur të aktorit të famshëm amerikan, Spenser Trajsi, është “Dr.Xhekili dhe z.Hajd(Dr Jakyll and Mr Hyde” xhiruar që në vitin 1942, një triler dhe psikodramë për njeriun me karakter të dyfishtë. Në të vërtetë, filmi bazohet në romanin “Rasti i çuditshëm i dr. Xhekilit dhe z. Hajdit”, i botuar që në vitin 1886 nga shkrimtari britanik Robert Luis Stevenson.
    Ky roman, çuditërisht, është shkruar disa vite para se Zigmund Frojdi i famshëm të shkruajë librin me teori të psikoanalizës, ku trajtohet ndërdija e njeriut, gjegjësisht, ndjenjat e stisura, gjer te dualizmi i personalitetit.

    Kjo gjendje shpirtërore e njerëzve, në shkencë, krijimtarinë letrare, shfaqjet teatrore e filmike do të jetë e pranishme edhe më parë, edhe më vonë. Një nga këto vepra është edhe filmi i famshëm, ndoshta më i famshmi i Alfred Hiçkokut, “Psiko”(“Psycho”).
    Te filmi i përmendur i Spenser Trajsit personazhi është Dr.Xhekili, i cili bën ca eksperimente me do substanca, të cilat i sprovon në vetveten. Ai në një moment tmerrohet kur e shikon veten në pasqyrë, i shndërruar në përbindësh! Pastaj, gjithë rrëfimi sillet rreth asaj lufte të brendshme brenda një personaliteti, dr.Xhekili i mirë, dhe fryma e keqe mr.Hyde…

    Pse kjo histori na duket se i përshtatet rastit të vrasjes së nxënëses Vanja Gjorçevska? Nga shkaku se në shikim të parë, organizatorët e rrëmbimit me qëllim të shantazhimit për përfitime materiale, janë njerëz krejtësisht normalë! I dyshuari i parë është një ish-politikan i lartë nga radhët e njërës prej partive më të mëdha të Maqedonisë, LSDM-së. Ka qenë kryetar i LSDM-së për kryeqytetin. Ka qenë dhe bisnesmen i suksesshëm në do vite kur i ka ecur puna mbarë në ndërtimtari. Edhe ndihmësit e tij në krim, mund të konsiderohen të ngjashëm, ndonëse më pak të njohur se ai. Me preokupime e profesione si gjithë njerëzit tjerë.
    Në gjithë këtë fasadë, fshihet edhe ana tjetër e medaljes. Një varg aktesh inkriminuese nuk kanë mbetur pa u vërejtur.

    Në dualizmin e personalitetit të tyre, ku ndërlidhen dhe fenomene tjera, është fusha e politikës dhe medias ku kanë qenë të pranishëm. “Lideri” i tyre, Lupço Pallevski-Pallço, në këto kohëra turbulente politike për vendin, ka mbrojtur kauza patriotike puro-maqedonase. As është pajtuar me ndryshimin e emrit, as me këtë aranzhmanin politik me Bullgarinë për hyrje në BE. Në këtë diskurs patriotik ka themeluar partinë “E djathta”(dualizëm tjetër, sepse Pallçoja vjen nga partia e majtë!) për t’iu kundërvënë “politikave tradhtare” dhe “rrezikimit” të interesave kombëtare maqedonase. Gjithkund këtë grup e sheh të fotografuar me flamurin me diellin e Verginos(të Filipit të Dytë dhe Lekës së Madh). Kapitull tjetër i dualizmit, të cilin e përmendin edhe disa media, është vetë historiku i karrierës politike të vetë Pallços: para dy dekadash konsiderohej “njeri i amerikanëve”, ndërkaq viteve të fundit, “i rusëve”. Paraqitjet publike të tij kanë qenë pikërisht në këto linja!

    Dhe dualizmi psikoanalitik i shpërfaqjes së “mr.Hajdit” në personalitetin e të dyshuarit të parë(kjo vlen dhe për bashkëpunëtorët e tjerë në aktin makabër të vrasjes së vajzës), është si është e mundur që dikush që mbron kauza kombëtare, të vrasë mizorisht një pjesëtar të kombit të vet për motive të ulëta?! Pallçoja në paraqitjet e tij publike në media gjithnjë ka mbrojtur kauza kombëtare dhe etikë, ndërkaq këndej vetë shndërrohet në të kundërtën?
    Këtë devijim psikosocial te një kryes i një vrasje kaq në mënyrë të pashpirte, shkrimtari maqedonas Venko Andonovski e përshkruan kështu: Bisha del nga njeriu dhe hyn gjithkund: në mënyrë kapilare, përmes osmozës, e ke në media, rrjetet sociale, kuvende, sheshe, banka, deri në rrugë, në mesin e kalimtarëve të rastit…Ka ardhur koha. Koha me përballjen me të keqen. Ju lutem, çdokush prej nesh, le ta mbajë bishën brenda vetes në kafaz të sigurt! Ju lutem: heshtni thellë në pikëllimin rozë për Vanjën, e nga heshtja dilni me dëshirën për t’iu kundërvënë të keqes. Sepse, kushdo që sot shikon me gjakftohtësi ndaj të keqes, së shpejti do të fillojë t’i gëzohet dhe të bëjë vetë.

    Ky dualizëm shihet edhe te rasti tjetër që shokoi publikun shqiptar, ai i Liridona Vejselit, vrasjen e të cilit e ka organizuar burri i saj. Kush ishte burri i saj në publik? Një humanist, një organizator veprash bamirësie! Pas fasadës së ndritshme, ishte fshehur një bishë që për motive të ulëta, nuk denjon të organizojë vrasjen e gruas para fëmijëve të tij!!!

    Pikërisht ashtu siç e ka projektuar edhe autori Robert Louis Stevenson personazhin me personalitet të dyzuar që në romanin e tij. Stevenson ishte intriguar prej kohësh nga ideja se si personalitetet njerëzore mund të pasqyrojnë ndërveprimin e së mirës dhe së keqes. Frymëzimi mund të ketë ardhur edhe nga miqësia e shkrimtarit me një mësues francez me bazë në Edinburg, Eugene Chantrelle, i cili u dënua dhe u ekzekutua për vrasjen e gruas së tij në maj 1878. Chantrelle, i cili dukej se bënte një jetë normale në qytet, e helmoi gruan e tij me opium. Sipas autorit Jeremy Hodges, shkrimtari Stevenson ishte i pranishëm gjatë gjithë gjyqit dhe ndërsa “provat u shpalosën ai e gjeti veten, si Dr Jekyll, “të tmerruar para akteve të Edward Hyde”. Pra, bëhej fjalë për të njëjtin person në dy role të ndryshme.
    Çdo shoqëri duhet të përballet me të keqen që buron nga fasadat e bukura. Ky mision i takon celulës më të vogël, familjes, pastaj shkollës e gjer te media dhe udhëheqësit shpirtërorë në emër të etikës së librave të shenjtë. Kjo në sferën e edukimit, ndërkaq, nuk mund të anashkalohet edhe funksioni i organeve të ndjekjes, sepse ndëshkimi i së keqes duhet t’i zbrapsë sadopak të gjitha ato “bisha”që dalin nga “kafazi” dhe iu sulen viktimave të pafajshme.

    Previous ArticleCooper: Serbia po rrezikon rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me qëndrimin e saj
    Next Article Listat e zymta të grupit Palco: Remenski zbulon aktivitetet kriminale

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.