Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së artistit të mirënjohur, Mirush Kabashi.
Në mesazhin e tij ngushëllues, Grubi shkruan se çdo intepretim i artistit Kabashi përcillte emocion dhe frymëzim për atdhedashuri, ndaj si i tillë do të mbetet i paharruar për profesionalizmin që e dhuroi ndër vite.
Statusi i plotë:
Mes pikëllimit për ndarjen nga jeta të aktorit tonë të mirënjohur Mirush Kabashi, le të kujtojmë madhështinë e veprimtarisë së tij artistike gjithmonë në shërbim të ruajtjes së ndërgjegjes sonë kombëtare.
Arti i Mirushit ishte reflektim unikal i atdhedashurisë së tij, përmes emocionit që i jepte çdo vargu të poetëve tanë mbante të paharruar kujtesën historike duke frymëzuar breza të tërë.
Ai sot u nda vetëm fizikisht nga ne, do të jetojë përjetë mes nesh me mbi 100 rolet e pazëvendësueshme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Mirush Kabashit.