Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Bekim Neziri po e shndërron degën e BDI në Çair në një Institucion të mirëfilltë!
    MAQEDONI

    Bekim Neziri po e shndërron degën e BDI në Çair në një Institucion të mirëfilltë!

    06/12/2023
    Facebook Twitter Email

    Funksionimi i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, po shndërrohet në model unik që duhet ndjekur nga degët e tjera të kësaj partie, por edhe partitë e tjera.

    Riorganizimi dhe reformimi po ndodh qëse ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, u zgjodh kryetar dege. 

    Prirja nga prizmi i një afarist të suksesshëm në disa sfera ndër vite, por edhe përvoja institucionale, vizioni dhe vullneti politik, duket që i kanë shërbyer Nezirit që të merret me drejtimin e degës me zellin më të madh. 

    Ky perceptim mbi punën e Bekim Nezirit nuk do të ishte objektiv në qoftë se nuk do të kishim për bazë aktivitetet e deritanishme. 

    Çka bëri Bekim Neziri dhe kryesia e re në këto gjashtë muaj? 

    Pas mbarimit të procesit zgjedhor brenda partisë, u bë konsolidimi i kryesisë së re dhe u promovua përmes një organizimi publik në prani të liderit të BDI, Ali Ahmeti. Pa humbur kohë, filloi krijimi i trupave organizative në kuadër të Degës së Çairit. 

    U formuan sekretariatet brenda degës së Çairit. Dhe këto forume brendapartiake nuk u krijuan vetëm sipërfaqësisht. Brenda pak kohësh, u promovuan 40 projekte të hartuara nga 140 profesionistë të sferave të ndryshme të angazhuar në këto sekretariate. 

    Sekretariatet filluan punën. Me iniciativë të Sekretariatit për mundësi të barabarta të Bashkimit Demokratik për Integrim, në ditët e fundit të muajit tetor shënuan muajin e senzibilizimit kundër kancerit të gjirit me kontrolle ekografie. 

    Me rastin e festave të nëntorit Sekretariati për Kulturë në kuadër të Degës së Çairit, organizoi konkursin për vizatim dhe pikturë për fëmijët e Çairit. Në kuadër të manifestimit “Java e nëntorit”, në Galerinë e Arteve në Çifte Hamam, Sekretariati për Arsim dhe Shkencë mbajti programin festiv. 

    Me rastin e Ditës së Alfabetit, Sekretariati për Arsim dhe Shkencë dhe -Sekretariati i pensionistëve dhe të moshuarve, për nxënësit e shkollave të mesme dhe për pensionistët, organizuan vizitë në qytetin e Manastirit dhe Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 

    Sekretariati për shëndetësi pranë BDI-së, Dega e Çairit, realizoi kontrolle dhe konsulta për zbulimin e diabetit dhe hipertensionin, ndërsa Sekretariati për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor po realizon projektin “Aksion me funksionarë, për pastrimin e territorit të Çairit”. 

    Ndërsa Sekretariati për Punë dhe Politikë Sociale do t ë organizon takim kunsultativ dhe informues për çështjet e së drejtave sociale, fëmijërore dhe shërbimet sociale, me nëpunës social dhe profesionistë tjerë të kësaj lëmie. 

    ”Në fillim të vitit 2002 mbase këto projekte ishin vetëm ide, mirëpo sot pas 20 viteve kemi kuadro profesionale, jurist, politikanë, mjekë, e profesorë që na nderojnë kudo dhe kjo erdhi falë politikave vizionare të Ali Ahmetit”, thotë Neziri. 

    U organizuan takime të vazhdueshme me Këshillat Vendore të Çairit, dhe filloi procesi zgjedhor në Forumin Rinor. 

    Me këto projekte, janë vënë në lëvizje kryesia por edhe sekretariatet dhe forumet rinore dhe të gruas në BDI-në e Çairit. Është ky një model unik i organizimit të degës së BDI në Çair nga Bekim Neziri dhe bashkëpunëtorët e tij. 

    I gjithë ky organizim ndërmerret për më pak se gjashtë muaj nga zgjedhjet në degën e Çairit dhe pas fragmentalizimit që ndodhi në këtë parti, me largimin e ish kryetarit të degës por edhe kryetarit të komunës që sot gravitojnë në një subjekt tjetër politik. 

    Se çdo të bëjë Bekim Neziri dhe ekipi i tij në periudhën në vazhdim, këtë do ta dëshmon e ardhmja. Një gjë është e sigurt, Bekim Neziri duhet të shërben si model për kolegët e tij në BDI dhe partitë e tjera. Redaksia Flaka

    Previous ArticleSkandal në Spanjë: Biznesmeni i njohur nxjerr në shesh historinë e një afere dashurie të fshehur me mbretëreshën
    Next Article Rezultatet e PISA-s tregojnë nivelin e ulët të arsimit në Kosovë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.