Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ahmeti-Qytetar Nderi i Tropopjës/B.Islami: Bir i Zajazit, njeri i luftës dhe paqes, gjithnjë në ballë të kauzave të Kombit!
    MAQEDONI

    Ahmeti-Qytetar Nderi i Tropopjës/B.Islami: Bir i Zajazit, njeri i luftës dhe paqes, gjithnjë në ballë të kauzave të Kombit!

    05/12/2023
    Facebook Twitter Email

    Sot, në një ceremoni solemne në pallatin e kulturës “Dardania”, në Bashkinë e Tropojës, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim është shpallur Qytetar Nderi. Ky akt është përshëndetur nga Bedri Islami, kryetar i LPK-së, i cili ka mbajtur një fjalim të ngrohtë për figurën dhe veprën e Ali Ahmetit.


    “Tropoja realizon sot një nga aktet që do të mbetet shumë gjatë në historinë e Malësisë së Gjakovës, ajo përbën margaritarin e qëndresës, shpall vendimin e Këshillit Bashkiak për një nga figurat me eminente, nderon birin e Zajazit, liderin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Maqedoni, bashkëthemeluesin dhe drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombstare, Ali Ahmetin si qytetar nderi të saj.”, tha Bedri Islami


    Ai midis tjerash theksoi se Ali Ahmeti është një lider i veçantë, i cili ka luftuar për lirinë dhe bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Islami ka vlerësuar lartë kontributin e tij në luftën çlirimtare të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të reja dhe nacionale mes shqiptarëve. Ai ka përmendur edhe miqësinë dhe bashkëpunimin e tij me personalitete të tjera të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ramush Haradinaj, Luan Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.


    “E largët është dita kur për herë të parë takova Ali Ahmetin 30 vite më parë. Rrugët, miq të dashur, janë ata që bashkojnë njerëzit por edhe mund t’i ndajnë ata. Kam menduar edhe unë shpesh se si mund të ishte më e plotë më e denjë hapësira shqiptare, çfarë i mungonte asaj. Në mendje e kam pasur gjithmonë modelin e një lideri të veçantë i cili në rrugëtimin e tij politik gjithnjë u ka vënë më shumë rëndësi realiteteve konkrete se sa realiteteve abstrakte, e kam fjalën për liderin Ali Ahmeti, liderin politik te shqiptarëve kudo në trojet tona etnike”, tha Bedri Islami.


    Sipas Islamit, maturia dhe shpirti politik, siguria për të ecur qenësisht, krijimi i marrëdhënieve të reja dhe nacionale afrimi i shumë intelektualeve drejt bashkimit, koncepti i drejtë për shtetin e kane bërë praninë e tij të domosdoshme, figurën e atdhetarit të madh dhe në fund të fundit modelin e një shqiptari të politikës që nuk hedh gurë ndaj të tjerëve.


    “Me konceptin e tij për te drejtën e shtetit, Ali Ahmeti do te jetë dhe njeriu i paqes, ashtu si qe njeriu i luftës, do të jetë njeriu që i besoi Adem Jasharit gjithë jetën e tij, që iu bashkua Zahir Pajazitit, u bë mik e vëlla me Ramush dhe Luan Haradinajn, dhe që ia besoi deri në ditën e fundit gjakun Fehmi Lladrovcit. Ali Ahmeti një herë u betua kur ishte 18 vjeçar, iu betua një flamuri një kombi dhe tha: “sikur 100 vjet të kem do ta shpëtoj popullin dhe kombin tim”, rikujtoi bashkëveprimtari i cili tutje vazhdoi lexoi një mesazh nga një mik pikërisht për figurën e Ali Ahmetit:
    “Sot Bashkia e Tropojës po e nderon veten duke i dhënë titullin qytetar nderi luftëtarit të lirisë kombëtare Ali Ahmetit, ai është nderi jo vetëm i Tropojës por i të gjithë trevave shqiptare ku i thonë bukës, bukë, ujit, ujë dhe mbi të gjitha i thonë lirisë, liri.T’u shtoftë jeta,Baca Ali Ahmeti!”. (politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleIzraeli vazhdon luftën kundër Hamasit, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare
    Next Article Ali Ahmeti mori titullin Qytetar Nderi i Tropojës, Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah Liderit të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.