Categories: RAJON

Presidentja Osmani dënon ashpër krimin për vrasjen e Liridonës: Femicidi është një njollë në ndërgjegjen tonë

Një ditë pas arrestimit të tre të dyshuarëve për vrasjen e Liridonës në Prishtinë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një deklaratë të fortë. Ajo e ka quajtur këtë krim si montruoz dhe ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të dënojë autorët me ashpërsinë e ligjit. Ajo ka theksuar se femicidi është një shprehje e pabarazisë dhe dhunës që vuajnë gratë dhe një turp për shoqërinë tonë.

Presidentja Osmani ka shkruar në rrjetet sociale se është e tronditur nga krimi i rëndë që mori jetën e Liridonës, e cila u qëllua me armë zjarri nga një vrasës i paguar. Ajo ka thënë se ky krim kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t’u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin. Ajo ka shtuar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

“Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, nesër do të mbahet seanca gjyqësore për tre të dyshuarit për këtë rast, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Murseli, i cili ishte bashkëshorti i viktimës, dyshohet se e ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro Plavën, i cili e kreu krimin. Kokalla, i cili është nipi i Murselit dhe pjesëtar i FSK-së, dyshohet se ka pasur një rol në këtë rast. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago