Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pasdite ka takuar Këshillin e Prindërve të SHFK “Todor Janev”, banorët e Çashkës dhe kryetarin e Komunës Goran Stojanovski, me të cilët ka biseduar për gjetjen e zgjidhjes për paralelen e sapoformuar në gjuhën shqipe.
Banorët e Çashkës protestojnë tashmë dy javë duke kërkuar që këta nxënës të kthehen në klasën e gjuhës maqedonase. Klasa me gjashtë nxënës të klasës së parë në mësimin e gjuhës shqipe ka nisur që nga e enjtja e kaluar. Gjithsej 59 nxënësit e mbetur nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë të nacionalitetit shqiptar vazhdojnë të mësojnë në klasa së bashku me nxënësit maqedonas.
Pas takimit, ministri Shaqiri nuk dha deklaratë por nga Këshilli i prindërve thanë se kanë marrë një premtim se MASH-i do t’ia kthejë ingerencat komunës, të cilat i janë hequr disa muaj më parë.
Derisa zgjati takimi, para ndërtesës komunale protestuan prindërit dhe banorët e Çashkës.
Në lidhje me, siç thonë ata, funksionimin e paligjshëm të u.d. të drejtoreshës së shkollës, Elena Nikollova, kanë marrë premtim nga ministri Shaqiri se edhe kjo çështje do të shqyrtohet.
Nga dita e premte protestës i janë bashkuar edhe mësimdhënësit.
Në vitin shkollor 2023/24 në SHFK “Todor Janev” mësojnë 210 nxënës, ndërsa me 104 nxënës të shkollës rajonale në fshatin Melnicë numri i përgjithshëm i nxënësve është 314. Në vendbanimin Çashkë mësimin e ndjekin 65 nxënës nga komuniteti etnik shqiptar. Ata me transport të organizuar vijnë nga vendbanimet Banjica, Otishtino, Çashkë e Epërme, Elovec, Gollozincë, Busillcë, Kriva Krushë dhe Novo Sellë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…