Categories: MAQEDONI

Prej sot rikthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike

Amvisëritë duke filluar prej sot në periudhën prej orës 13 deri në orën 15 përsëri do të kenë tarifë të lirë ditore të rrymës, me çka gjithsej 11 orë do të kenë në dispozicion energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga e hëna deri të shtunën dhe 24 orë të dielën.

Komisioni Rregullator për Energjinë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE) në dhjetor 2021 hoqi tarifën e lirë ditore për amvisëritë për shkak të çmimit të energjisë elektrike në bursa, e cila varionte nga 300 deri në 400 euro për megavat orë dhe gjatë ditës kur arrinte deri në 500 e 600 euro e edhe më shumë. Tash, siç thotë kryetari i KRRE Marko Bislimoski, tarifa e lirë ditore nuk kthehet për shkak të politikës, por për faktin se çmimi i energjisë elektrike në treg gjatë ditës, veçanërisht në periudhën nga marsi deri në nëntor, është dy deri tre herë më i ulët se gjatë natës.

“Prej sot fillon tarifa e lirë ditore për amvisëritë. Do të vlejë prej orës 13 deri në orën 15. Ky vendim është mekanizëm tregu sepse gjatë ditës çmimi i rrymës në bursa është deri tre herë më i lirë se sa natën dhe është rezultat praktik i fotovoltaikëve”, deklaroi Bislimovski për AIM.

Kur keni prodhimtari të rritur gjatë ditës, shtoi, është logjike që çmimi i rrymës të ulet në atë periudhë.

“Në të njëjtën kohë është sinjal tregu për amvisëritë, për EVN dhe për EMV – blini në bursë kur është më e lirë se që qytetarët të kenë tarifë të lirë ditore”, tha Bislimoski.

KRRE miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15.

“Me vendosjen e tarifës së lirë ditore, amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji të lirë elektrike gjatë 24 orëve nga dita e hënë deri të shtunën dhe 24 orë në ditë gjatë së dielës. KRRE pas analizave të bëra, vlerësoi se janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orë shtesë, në të cilat kompensimi për energjinë e harxhuar elektrike do të llogaritet me tarifë të lirë. Të dhënat tregojnë se cikli investues në burime ripërtëritëse të energjisë e ka rritur prodhimin e energjisë elektrike, me çka drejtpërdrejtë është ndikuar në zvogëlimin e çmimit gjatë ditës”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Sipas tij, sot të gjithë konsumatorët që kanë orëmatësa që mund të lexohen nga distanca do të marrin tarifë të lirë ditore dhe deri në fund të muajit rreth 90 për qind e familjeve. Familjet, orëmatësit e të cilëve nuk janë të kapshëm do të jenë problem.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago