Në Itali sot në mëngjes është regjistruar një krim i rëndë në një familje, ku dyshohet se një burrë ka goditur me shkop bejsbolli bashkëshorten e tij.
Krimi është kryer në rajonin e Termes në Parma, ku 66 vjeçarja e cila është shtetase e huaj është goditur disa herë fuqishëm nga bashkëshorti i saj me shkopin e bejsbollit.
Një oficere e policisë e cila gjatë ngjarjes nuk ka qenë në detyrë, e ka ndaluar autorin e krimit, i cili më pastaj është dërguar në stacionin policor.
Oficerja ka arritur të dëgjojë britmat e gruas por ndërhyrja e saj nuk ka qenë në kohë për t’i shpëtuar jetën. (politiko.makdomen.net)
