Categories: MAQEDONI

Samiti i Diasporës shqiptare, Ali Ahmeti: Ballkani Perëndimor është djepi i Europës

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – Artan Grubi, ministri i Jashtëm Bujar Osmani kanë marrë pjesë në edicioni e tretë të Samitit të Diasporës i cili po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në këtë samit marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq dhe të ftuar të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij ka folur për kontributin e mërgatës shqiptare në të gjitha zhvillimet kombëtare shqiptare, që nga ilegaliteti e deri te pavarësia e Kosovës dhe aspiratat e shqiptarëve për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian (BE).

“Unë jam dhe kam qenë mërgimtar. Ne na kanë shërbyer dy porosi të rilindasve kombëtare, Jeronim De Radës “Gjaku i arbrit po rrjedh” – dhe po shihet se porosia e Jeronim De Radës është gjallë se këtu në ketë sallë janë arbëreshët, janë të gjithë mërgimtarët shqiptarë. Porosia e dytë është e Asdrenit, që i ligjëroi me aq përkushtim Kosovës: “Veç armë dhe ca bukë”, bukën dhe armët na e i dha nëna (Shqipëria). Çdo ushtar ka lëvizur mbi trupin e kësaj nëne – dhe sot Kosova është shtet i mëvetësishëm, Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shtet-formues me të gjitha vlerat që I takojnë një kombi, me flamur, gjuhë, universitete… Shqiptarët në Mal të zi, mbase nuk do të kishim ëndërruar se do të ketë një kryeministër shqiptar – Drtitan Abazoviqin”, tha Ahmeti në fjalën e tij.

Prandaj, theksoi në fjalën e tij kreu i BDI-së, e pazëvendësueshme ka qenë mërgata shqiptare historikisht, që nga Bukureshti, Stambolli, Egjipti dhe më në fund më e reja, por e larë me gjak, ajo e Europës që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, e cila kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Luftërat i fituam edhe politikisht, edhe ushtarakisht, edhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë ti bëjmë më të begatë atdheun tonë. Të jemi shumë më të organizuar sesa jemi, këtë mundësi mërgata e ka. Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë le të kapin diturit në universitetet më të mira të Evropës dhe Amerikës dhe ti kthehen kokë-plotë atdheut të tyre. Sot me dituri dhe mençuri ne vendet tona mund ti kemi shumë shpejt anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu siç jemi në NATO – nesër do të jemi edhe në BE. Europa nuk mund të jetë e qetë edhe pa Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën e Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabilitet dhe siguri – pa Ballkanin Perëndimor. Fundi i fundit, djepi i Europës është mes-dheu. Prandaj ne vendin e kemi aty, por me përkushtim duhet punuar dhe asgjë e parealizueshme nuk mund të jetë”, theksoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Ali Ahmeti në fjalën e tij ju drejtua edhe me një porosi të veçantë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke e inkurajuar atë që të vazhdojë të punojë edhe më shumë në rrugën drejt BE-së.

“I dashuri Edi ne mendoj se jemi një hap para anëtarësimit. Edhe pak duhet më fortë ta ngresh zërin ashtu siç e ke ngritur deri më tani. Neve tjerëve nuk na ke pas, por na ke në krahë”, porositi Ahmeti.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago