Categories: MAQEDONI

Samiti i Diasporës/ Ali Ahmeti-Ramës: Ngrije zërin edhe më fort, ne na ke jo pas, por na ke në krah

Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka qenë pjesëmarrës Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili është shprehur se me dituri dhe mençurinë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi janë shumë afër anëtarësimit të BE-së dhe se duhet punuar me shumë përkushtim.

Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ai shprehet se duhet ta ngrejë edhe më shumë zërin sesa e ka ngritur deri më tani dhe se të gjithë do i ketë në krah.

“Luftërat i fituam edhe politikisht e ushtarakisht dhe diplomatikisht, sot kemi një luftë të re dhe më të fortë, ti bëjmë të begatë atdheun tonë. Të organizohemi më shumë se fort sesa jemi të organizuar dhe këtë mundësi mërgata e ka. Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë të kapin diturinë në universitet e Amerikës e Europës e të kthehen kokë plot në atdheun të tyre. Sot me dituri dhe mençurinë, vendet tona mundi t’i kemi së shpejti anëtare në BE siç jemi sot në NATO. Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovë, Maqedoninë e Malin e Zi, djepi i Europës është Mesdheu dhe vendin tonë e kemi aty. Me përkushtim duhet punuar dhe asnjë gjë e parealizueshme nuk mund të jetë. I dashur Edi ne jemi një hap para anëtarësimit dhe pak duhet që edhe më fort të ngresh zërin, ne të tjerët nuk na ke pas, por na ke në krah, do doja t’ju uroj shëndet të gjithë juve, të rojë populli Shqiptar”, u shpreh Ali Ahmeti.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago