Categories: MAQEDONI

Stoltenberg për vizitë dyditore në Shkup

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot pasdite mbërrin për vizitë dyditore në Shkup, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizitën zyrtare, siç është paralajmëruar, Stoltenbergu do ta fillojë në Qeveri, të pasuar me konferencë të përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij, kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pasdite do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend, në kuadër të seancës së 132-të, pas së cilës do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski në kabinetin e tij.

Të mërkurën në Shkup do të mbahet takimi jozyrtar i liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni.

Stoltenbergu dhe Kovaçevski, siç është paralajmëruar, do t’i presin liderët e ftuar nga Republika e Shqipërisë – kryeministrin Edi Rama, Republika e Kroacisë – presidentin Zoran Milanoviq, Republika e Malit të Zi – kryeministrin Milojko Spajiq dhe Republika e Sllovenisë – kryeministrin Robert Golob.

Turneun e tij nëpër rajon Stoltenbergu e nisi nga Bosnja e Hercegovina të dielën, pas së cilës vizitoi Kosovën. Sot Stoltenberg qëndron në Serbi, prej nga pasdite do të mbërrijë në Shkup, si fazë e fundit e turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga MPB-ja informojnë se sot dhe nesër për shkak të ardhjes së një numri të madh të delegacioneve të huaja, do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën më të gjerë të qytetit të Shkupit. Për këtë, Sektori për Punë të Brendshme Shkup u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit e policisë në rrugë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago