Categories: MAQEDONI

Ramadani: Stoltenberg vjen me porosi të qarta

Kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani, vlerëson se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg, në Ballkan e posaqërishtë në RMV nuk është e rastësishme dhe se kjo vizitë në vete ngërthen porosi të qarta, të cilat do t’u adresohen pushtetasve, por edhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së, të cilët sipas Ramadanit kanë një mundësi historike që vendin mos ta largojnë nga rruga euro-integruese dhe se ndryshimet kushtetuese do të duhet të kalojnë.

“Mirë që vjen Stoltenbergu, mendoj se në takimet që do t’i ketë këtu në RMV është shumë me rëndësi që do t’i drejtohet edhe Parlamentit, deputetëve dhe mendoj se duhet dhe duhej që deputetëve të cilët në asnjë mënyrë nuk po binden për t’i votuar ndryshimet në Kushtetutë, Stoltenbergu drejtpërdrejt do t’u drejtohet për t’u thënë se kjo që po ndodhë me mos votimin e ndryshimeve kushtetuese, në një farë mënyrë mund të ndikojë edhe në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe me stabilitetin në Maqedoni, kështu që ardhja e Stoltenbergut në Maqedoni besoj se do të ketë një ndikim.”, – deklaroi kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani, përcjell Politiko.makdomen.net

Ramadani për TVM2, po ashtu theksoi se Stoltenberg po ashtu do të ketë porosi të qarta edhe për vendet e rajonit e në veçanti për Veriun e Kosovës, por edhe për vendet tjera, se NATO-ja dëshiron një Ballkan të qetë, sepse sipas Ramadanit vëmendja e fuqive të mëdha është e koncentruar tek lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

“Ardhja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në një mënyrë është edhe porosi se diçka po ndodh edhe në dimensionin e sigurisë këtu në Ballkanin Perëndimor. Ardhja e tij është edhe e arsyeshme, por edhe e domosdoshme që njëherë t’u përcjell porosi atyre, të cilët dua që të impenjohen këtu në Ballkanin Perëndimor për ta destabilizuar Ballkanin. Dhe këtu kuptohet të veçuar, pra një konflikt i ngrirë po vazhdon, pra siç ishte ajo në Banjsko në Kosovë dhe raportet Kosovë – Serbi.”, – theksoi kryetari i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani.

Ramadani gjithashtu tha se me vëmendje do të bisedohet edhe për Republikën Sërbska në Bosnjë dhe sjellja e liderit të tyre, Dodik, ndërsa për RMV-në e një rëndësie të veçantë është që t’i përcillen Stoltenbergut se marrëdhëniet ndëretnike në vend janë stabile dhe se marrëdhëniet me Bullgarinë janë duke shkuar nga përmirësim.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago