Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kryqi, Bilall Kasami dhe “Popova Sapka”
    MAQEDONI

    Kryqi, Bilall Kasami dhe “Popova Sapka”

    20/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryqi u vendos dhe ai nuk hiqet më. Për jetëgjatësinë e tij ditë më parë foli edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili u shpreh se do të legalizohen të gjitha objektet fetare në Kodrën e Diellit. “Në planin urbanistik janë të paraparë objektet fetare, kisha dhe xhamia me ç’ka besoj se do të rregullohet edhe çështja që ka të bëjë me legalizimin e këtyre objekteve fetare” u shpreh kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ku pas shpinës së tij qëndronte kryqi 15 metra i gjatë.

    Kryqi në Kodrën e Diellit tashmë është një realitet që nuk mund të fshihet. Vetëm protagonistët kryesorë që kanë në dorë gjithçka, po bishtërojnë duke u marrë me procedurat e “heqjes”. Ai kryq kthen një lavdi të humbur dhe shfaqë një marrëveshje politike që nuk shpërfaqet në publik, por që tashmë është e lexueshme dhe i godet shqiptarët përmes shqiptarëve të dëgjueshëm.

    Po të ndërtohej pa leje një shtëpi Kasami dë të kishte çuar buldozerët sepse e kanë në dorë përmes ligjit, por kur vjen puna te kryqi, aty mund të binjakëzohen më shumë marrëveshjet partiake mes BESËS dhe VMRO-DPMNE-së. Kur BESA dhe VMRO u bashkuan dhe themeluan Këshillin komunal të Tetovës, shumë pak kuptuan marrëveshjet e fshehta mes tyre, nuk ishin postet që VMRO-ja kishte kërkuar, por mund të ishin edhe më shumë se sa kaq.

    Dy parti që për nga forca elektorale janë diametralisht të kundërta, por ëndrra për pushtet i ka bërë të orkestrojnë veprimet. BESA dhe Bilall Kasami po bëhen masha e VMRO-DPMNE-së. VMRO-DPMNE nuk kënaqet vetëm me “parkingjet” në Tetovë, por do kthimin nëprmjet nacionalizmit dhe do pushtet absolut e këtë mund ta arrijë vetëm duke bashkëpunuar me Bilall Kasamin dhe BESËN.

    BESA dhe Bilall Kasami me verbërinë politike të tipit rural dhe shkurtpamësinë e saj, nuk arrin ta kuptojë lojën e VMRO-së dhe Mickovskit i cili luan me mjeshtëri të madhe nëprmjet Fatmir Limanit duke shtrirë fuqinë e madhe të partisë edhe në zonat ku ka humbur përballë LSDM-së.

    Për momentin s’mund të thotë askush se VMRO-DPMNE e vendosi kryqin në Kodrën e Diellit, por VMRO-ja është ajo që mbron me çdo kusht të mbetet aty.

    Dhe tani Bilall Kasami është mes zjarrit, nëse do ta heq, dë ti ik partneri i tij Mickovski, nëse nuk e heq do ta gozhdojnë shqiptarët për këtë tradhëti që ju bëhet duke u fshehur pas “marrëveshjeve” me VMOR-në.

    Heqja e kryqit do i zbulojë edhe autorët e vërtetë, por për Inspektoriatin e Bilall Kasamit duhet të kalojnë shumë ditë dhe në jetën reale “çudirat” zgjasin vetëm tre ditë dhe pastaj heshtet çdo gjë dhe kryqi mund të mbetet në ato lartësi të Sharrit që po i fashitet edhe dinjiteti.

    Besa në Tetovë tashmë është fund e krye e kapur nga VMRO-DPMNE që i ka servuar partisë së Kasamit edhe “pjatën”e madhe të pushtetit nëse i fiton zgjedhjet. Por, nëse këto marrëveshje të fshehta duan të realizohen nga aktorët e politikës nacionaliste, do jenë sërish shqiptarët ata që nuk do ta lënë që Kodra e Diellit të kthehet në “Popova Shapka”. Tetova di ta bëjë më shumë se çdokush këtë rezistencë sepse Tetova është zemra e shqiptarëve.(TetovaSot)

    Aktuale
    Previous ArticleShqipëria e kualifikuar luan sot për vendin e parë
    Next Article Joe Biden, presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, feston 81 vjetorin

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.