Efi, ish-pjesëmarrëse e Big Brother Albania 2, ka treguar se nuk ka më asnjë lidhje me dy ish-konkurebtët e saj, Luizin dhe Oltën, të cilët i njohu brenda shtëpisë së reality show-t. E ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, Efi ka thënë se me Luizin dhe me Oltën nuk është më çështje qefmbetje, por thjesht rrugët e tyre u ndanë. “Secili ka marrë drejtimin e vet, kaq!”, ka deklaruar ajo.
Për filmin “Në kuadër të dashurisë”, ajo ka thënë se nuk shkoi në premierën e parë, sepse nuk u ftua nga produksioni.
“Kishin frikë se do shkëlqeja dhe do i’u merrja shkëlqimin”, ka ironizuar ajo.
Efi ka bërë edhe disa zbulime të tjera interesante për jetën e saj private dhe profesionale, si dhe për planet e saj të ardhshme. Ajo ka thënë se ka disa projekte të reja në punë, dhe se do të shohim shumë gjëra të bukura nga ajo në të ardhmen. (politiko.makdomen.net)