Sot më 16.11.2023, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane,z Arbër Ademi ka
zhvilluar takim me z. Rene Trokaz, i dërguar special për BP dhe z. Matje Abgral
kompetent për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe për çështjet e sigurisë së BP
në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, i shoqëruar nga ambasadori francez në vendin tonë z. Sirill Bomgartner.
Në takim, Ademi informoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për mundësitë për
ndryshime kushtetuese, për përfshirjen e Bashkësisë bullgare në Kushtetutën tonë,
me qëllim vazhdimin e procesit të negociatave me BE-në. Duke iu referuar progresit
të vendit tonë drejt BE-së, theksoi se pret që ai të ketë trend rritës, duke pasur
parasysh proceset e fundit gjeopolitike në rajon, të cilat janë në drejtim të vazhdimit
të procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst,
theksoi se duhet mos e humbisni këtë mundësi unike që kemi, prandaj duhet të
japim votën tonë për Evropën, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen parimore
dhe përkushtimin e Francës për eurointegrimin tonë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se përshpejtimi i proceseve eurointegruese është në
interes të stabilitetit politik, të sigurisë dhe stabilitetit ekonomik në të gjithë rajonin
dhe se paraaderimi dhe së fundi anëtarësimi në BE do të kontribuojnë në zhvillim
më të shpejtë ekonomik dhe social të rajonit, si dhe demokraci më funksionale dhe
sundimi i të drejtës më funksional.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…