Categories: MAQEDONI

Hoxha: Opozita shqiptare nuk ka ideal politik, i bashkon dhe i përçan interesi

Arjanit Hoxha ka treguar arsyen se përse ka vendosur të formojë parti politike. Ai tha se ikja nga skena politike do të ishte një tradhti ndaj atyre që të mbështesin me vite.

“Ju e shihni se çfarë po ndodh. Vetëm shiheni fotografinë e fundit të bllokut opozitar dhe aktorëve që janë në një tavolinë dhe fjalëve që i kanë thënë prej vitit 2016 e këndej dhe ju do ta keni të qartë se përse nuk e shoh vetën në tavolinë. Aty ka gjithçka përpos ideal”, u shpreh Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike Evropiane.

Hoxha tha se opozita pas zgjedhjeve do të përçahen të parët për interes.

“Duke tentuar që kush ta kalon njëri tjetrin për tu kyçur në Qeveri. Nuk ka çka të them kur fotografia, kur e shihni se çfarë nuk than mes vete, çfarë tradhti kanë ndodhur jo njëherë disa herë, çfarë akuza kanë ndodhur, ndërsa keni njerëz që nuk flasin për shkak të atyre aktorëve politik, mendoj se kjo është arsyeja që nuk kishte vend për mentalitetin tim politik”, tha Hoxha.

Ai tha se është i bindur se 50% të komunikatave të opozitës janë të shkruar në shtabin e VMRO-DPMNE-së.

Hoxha nuk e përjashtoi mundësinë që partia e tij të bëj koalicion me Aleancën për Shqiptarët dhe me BDI-në.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago