Categories: MAQEDONI

Ahmeti: Rrugëtimi i BDI-së ka pasur plot sfida mirëpo sot them se ja vlen gjithçka, kur shoh shqiptarë të suksesshëm çdokund!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte sot pjesëmarrës në përurimin e hapësirave të reja të BDI-së në Degën e Kumanovës.

Ahmeti në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se BDI nuk mposhtet vetëm sepse dëshiron dikush, sepse rruga mbi 20 vjeçare e partisë është e shtruar me sakrifica, mund dhe ideale kombëtare.

Ahmeti tha se me BDI, shqiptarët u faktorizuan dhe tashmë nuk shihen si të pafuqishëm, mirëpo janë popull vendimarrës në Maqedoninë e Veriut.

“Rrugëtimi im politik nuk ka qenë I lehtë, gjithmonë ka qenë me përgjegjësi të mëdha, rezistencë, luftë e deri tek ideja për ndarjen e Maqedonisë së Veriut. Projekti i ndarjes na e humbte Shkupin e Bekim Nezirit, na e humbte Kumanovën, Ohrin, Strugën e Manastirin, Prilepin e Velesin… ndaj zgjodhëm Marrëveshjen e Ohrit, rrugën drejt përparimit dhe ardhmërisë, duke u avansuar gjithmonë. Ne jemi shqiptarë kudo që jemi dhe padrejtësisht na kanë nda, ndaj nuk duhet të kemi ndarje e kufi mes nesh. BDI ka dy në bazamentin e saj dy qëllime, mos t’I harrojmë dëshmorët, të nderojmë dhe jetësojmë amanetin e tyre dhe e dyta të bashkojmë shqiptarët. Vite kaluan dhe ne vazhdimisht jemi sulmuar për idealet tona, mirëpo me shpifje dhe urrejtje nuk shuhet BDI-ja, sepse BDI është investim kombëtar dhe kush de kundër, disfatën e kanë të sigurtë. 22 vjet kemi investu në Kuadro profesionale, e si mos të behët zemra mal kur më presin gjenerata të reja specialistësh e lloj lloj profesionistësh të tjerë, ndaj për të ruajtur këtë pasuri gjeneratash ne bëjmë ftesë për bashkim ne Frontin Europian, që njerëzit mos të na ikin por të rrinë në vendin e tyre dhe të jetojmë mirë këtu në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Ahmeti.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago