Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Nis manifestimi “Ditët e Alfabetit”, Grubi: Le të shpalosim para syve të mbarë botës vlerat tona gjuhësore e kulturore!
    MAQEDONI

    Nis manifestimi “Ditët e Alfabetit”, Grubi: Le të shpalosim para syve të mbarë botës vlerat tona gjuhësore e kulturore!

    14/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Me një mbledhje të përbashkët të tri Akademive të Shkencave, nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, ka filluar sot edicioni i pestë i manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”.

    Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili hapi këtë manifestim, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se organizime të tilla të muajit nëntor synojnë të shprehin madhështinë e historisë së kombit shqiptar.

    Grubi ndër të tjera ka uruar mbarësi në të gjitha aktivitetet e parapara për të shënuar “Ditët e Alfabetit”.

    Statusi i plotë:

    Në godinën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, Akademik Abdylmenaf Bexhetin nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, Akademik Vasil Tolen, nënkryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Akademik Mehmet Krajën, kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Republikës së Kosovës dhe Drejtorin e Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bidon, bëmë sot hapjen solemne të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”. Përmes kësaj tradite të mirëfilltë organizative synojmë të shprehim madhështinë e një prej çasteve më të rëndësishme në historinë e kombit tonë, Kongresin e shkronjave shqipe të Manastirit në vitin 1908, të hedhim dritë mbi fakte, studime e botime nga sfera e albanologjisë që dokumentojnë lashtësinë e gjuhës sonë dhe mjeshtërinë e saj kur e njejta është vendosur në letër përmes shkronjave.

    Uroj mbarësi në të gjitha aktivitetet e parapara në kuadër të “Ditëve të Alfabetit”! Le të shpalosim para syve të mbarë botës vlerat tona gjuhësore e kulturore.

    Previous ArticleBes Kallaku bën gjestin e veçantë për djalin e tij të sapolindur!
    Next Article “Ditët e Alfabetit”/Grubi: Të reflektojmë mbi rrugëtimin e qendresës e sakrificës për të ruajtur gjuhën nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.