Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do ta hap takimin e Rrjetit ekspert të OSBE-së – Parashikimi strategjik në mjedisin e ndryshueshëm: Perspektiva për bashkëpunim dhe siguri në Evropë – Ndërtimi i rrjetit ekspert të OSBE-së, që mbahet në Shkup. Fjalim hyrës do të ketë edhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid.
Siç paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin dyditor të Rrjetit ekspert të OSBE-së do të marrin pjesë numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së, si dhe nga organizatat think-tenk.
Sipas MPJ-së, formimi i Rrjetit ekspert të OSBE-së paraqet një përcaktues tjetër, i arritur në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.
“Ky rrjet ka për qëllim t’i hulumtojë trendet e shumta dinamike të bashkëpunimit në sferën e sigurisë në Evropë dhe rolin kyç që e kanë organizatat si OSBE-ja dhe think-tenk-ët në formimin e politikave në këtë fushë kritike”, informojnë nga MPJ.
