Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»“Enerxhiportal BE”: Cili është qyteti më i bukur në Maqedoni?
    MAQEDONI

    “Enerxhiportal BE”: Cili është qyteti më i bukur në Maqedoni?

    08/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Revista e specializuar elektronike “Energyportal“, me seli në Londër, ka publikuar një tekst për bukuritë e Maqedonisë së Veriut, duke zbuluar disa nga asetet turistike që i ka vende dhe aktivitetet që mund të jenë interesante për çdo turist.

    Autori i tekstit shkruan se Maqedonia e Veriut është vend i vogël i vendosur në zemër të  Ballkanit, ndërsa është e njohur për historinë, pejsazhet e bukura dhe qytetet sharmante. Megjithatë, si qytet që ai e ndan nga të tjerët është Ohri.

    Ai thotë se Ohri është xhevahiri i Ballkanit. I vendosur në brigjet e liqenit të Ohrit, Ohri është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe rëndësinë historike. Qyteti krenohet me një përzierje unike të arkitekturës antike, rrugëve me kalldrëm dhe pamjeve mahnitëse të liqenit dhe maleve përreth. Qyteti i vjetër mesjetar i ruajtur mirë është një thesar i kishave bizantine, duke përfshirë kishën ikonike të “Shën Jovanit” në Caneo, e cila ofron pamje panoramike të liqenit.

    Sipas autorit, kombinimi i peizazheve të bukura natyrore, historisë së pasur dhe bukurisë arkitekturore e veçon Ohrin nga qytetet e tjera. Vendndodhja unike në liqenin e Ohrit i shton hijeshinë dhe u ofron vizitorëve një mjedis të qetë dhe piktoresk.

    Autori i tekstit shkruan edhe se ka edhe shumë qytete të tjera të bukura, si Manastiri, Shkupi dhe Prilepi. Çdo qytet ka karakterin dhe atraksionet e veta të veçanta, prandaj, siç thotë ai, ia vlen të eksplorohet edhe veç Ohrit.

    Vizitorëve të Ohrit ai u rekomandon një sërë aktivitetesh për kënaqësi të plotë. Nga ecja nëpër qytetin e vjetër dhe vendet e tij historike, tek noti në ujërat e kristalta të liqenit të Ohrit, Ohri, siç thuhet në tekst, ka diçka për të gjithë. Turne me varkë, shëtitje në Parkun Kombëtar të Galiçica dhe shijimi i kuzhinës lokale janë gjithashtu aktivitete të njohura.

    Në përfundim, autori thekson se megjithëse Maqedonia është e mbushur me qytete të bukura, kombinimi i bukurisë natyrore, rëndësia historike dhe shkëlqimi arkitektonik i Ohrit, e bëjnë atë një destinacion të jashtëzakonshëm.

    “Pavarësisht nëse jeni dashamirës i historisë, dashamirës i natyrës apo thjesht kërkoni një arratisje simpatike, Ohri me siguri do t’ju rrëmbejë zemrën dhe do t’ju lërë me kujtime të qëndrueshme”, përfundon autori i tekstit.

    Previous ArticleKamomili, bima magjike për flokët tuaj
    Next Article Kura me uthull, mjaltë dhe hudhra, një ilaç i shkëlqyer për shëndetin

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.