Categories: RAJON

Austria kërkon njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së dhe progres në bisedimet për anëtarësim

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka bërë një propozim për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke kritikuar mungesën e angazhimit të BE-së në rajon. Ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajon dhe të mbajë premtimet për vendet kandidate dhe aspirante.

Edtstadler ka thënë se gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë përgjatë vitit 2024 thotë se duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka kërkuar të bëhet progres real me anëtarësimin e Malit të Zi dhe të Serbisë para zgjedhjeve të brendshme në Bashkim Evropian.

Në pikën katër të propozimit të saj, Edtstadler ka përmendur edhe Kosovën dhe dialogun për normalizim me Serbinë. Ajo ka thënë se duhet të bëhet progres me procesimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim gjithashtu para zgjedhjeve të brendshme, duke lidhur këtë me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ajo ka potencuar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta marrë drejtimin në rajon, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është e domosdoshme.

“Jam plotësisht e bindur se familja evropiane nuk është e plotë pa gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një aktor gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”, ka shkruar ministrja austriake në profilin e saj zyrtar. (politiko.makdomen.net)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago