Categories: MAQEDONI

Mariçiq: Anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të tërë shoqërisë

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot në takim të organizuar nga Asociacioni alumni i Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës, e theksoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove me kualifikim të lartë në të gjitha sferat e shoqërisë, që janë kontribut i madh për shtetin, informuan nga SÇE. Ai potencoi se nevojitet të gjendet mënyrë se si ata të përfshihen në pjesën e reformave sipas kapitujve të procesit negociues.

Mariçiq theksoi se nevojitet të vendoset kornizë e bashkëpunimit me asociacionin alumni, kapaciteti i të cilëve janë resurs i rëndësishëm në momente të vendimeve dhe proceseve të rëndësishme të udhëheqjes së shtetit.

Në fjalim, ceket në kumtesën e SÇE-së, Mariçiq e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjithë partnerët strategjik, përkatësisht rëndësinë e dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin riafirmohen angazhimet e përbashkëta për përforcim të bashkëpunimit dhe mbështetja e rëndësishme për procesin tonë eurointegrues.

“U cek se procesi i inkuadrimit në BE kërkon mobilizim dhe angazhim aktiv të tërë shoqërisë, posaçërisht profesionistët e kualifikuar dhe me përvojë. Në takim u cek se bashkarisht mund t’i navigojmë proceset rreformuese të cilat do ta formësojnë rrugën drejt BE-së, duke i harmonizuar politikat dhe institucionet sipas standardeve evropiane, duke na përgatitur për anëtarësim të barabartë në BE”, informojnë nga SÇE.

Zëvendëskryeministri Mariçiq porositi se nevojitet të tregohet vullnet i fuqishëm, aksion vendimtar, optimizëm dhe vizion real për shtetin dhe shoqërinë.

“Duke i poseduar të gjitha këto elemente, nevojitet të punojmë bashkarisht dhe jam i bindur se do ta realizojmë planin strategjik për inkuadrim në BE deri në vitin 2030”, tha Mariçiq, ceket në kumtesën e SÇE-së.

Takimin e moderoi ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler, ndërkaq folën edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago