Categories: MAQEDONI

Këshilli i Sigurisë: S’ka kërcënime për sigurinë e RMV-së

Në Villa Vodno u mbajt seanca e 19-të e Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe rajonin euroatlantik.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentit Pendarovski, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, përcjell TV21. Përfaqësuesit kompetentë të institucioneve informuan për çështjet aktuale të sigurisë që kanë të bëjnë me vendin dhe rajonin më gjerë, duke përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Për sa i përket situatës së sigurisë në vend, u vlerësua se është stabile dhe se nuk ka indicie për rrezikim të mundshëm të saj. Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me ​​Aleancën dhe aleatët në lidhje me aktivitetet e ndërmarra për forcimin e sigurisë në hapësirën euroatlantike.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago