Categories: MAQEDONI

Ahmeti – Ludva: Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin Republikës Çeke, z. Jarosllav Ludva.

Procesi i skriningut, ndryshimet kushtetuese, integrimi europian dhe situata në rajon, ishin pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe ambasadorit Ludva.

Ahmeti gjatë takimit shprehu mirënjohje për përkrahjen nga Republika Çeke në rrugën e integrimit europian, ndërkohë që e ka informuar ambasadorin Ludva mbi procesin e skriningut i cili është duke u zhvilluar.

Ndryshimet kushtetuese janë cilësuar si hap mjaft i rëndësishëm për vendin.

Opozita duhet të reflektojë dhe veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar dhe ta ndalon bllokadën e integrimit të vendit në BE.

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet do të vazhdojë me reformat e nevojshme sepse vendi duhet të përafrojë standardet vendore me ato europiane.

Republika Çeke gjithmonë ka mbështetur vendin tonë dhe na inkurajon të bëjmë ndryshimet kushtetuese sa më shpejtë.

Ahmeti dhe Ludva kanë diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballet mbarë rajoni, e me theks të veçantë normalizimi i raporteve Prishtinë – Beograd dhe finalizimi i kontestit me njohje të ndërsjellë.
Më tej, Ambasadori çek e ftoi kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmeti në drekë pune me grupin e ambasadorëve V4, të vendeve të Vishegradit.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago