Zëvendës kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili e ftuar sonte në emisionin 10 Minuta foli edhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në vend. Ajo potencoi se duhet ta kapim këtë moment sepse është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në të kundërt vendi do të mbetet i bllokuar si në vitin 2008, informon Politiko.makdomen.net
“Ky moment është shumë i rëndësishëm, sepse është krijuar edhe për shkak të çështjes gjeopolitike dhe të luftës në Ukrainë. Prandaj ky moment duhet shfrytëzuar, ne si shtet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ne kemi pranuar që të bëjmë ndryshimet kushtetuese, prandaj të gjithë faktorët politikë duhet të shfrytëzojnë momentin dhe të ecim përpara me procesin, përndryshe do të ndodh ajo që ndodhi në vitin 2008. NE ishim në 2008 të barabartë me Kroacinë, ndërsa Kroacia këtë vit festoi 10-vjetorin e futjes në BE, ne jemi ende shumë larg.”- tha Abdiu.
