Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një deklaratë të fortë për çështjen e Kosovës, pas sulmit terrorist në Banjskë, dhe pas bisedimeve të nivelit të lartë në Bruksel me përfaqësuesit e Kosovës.
Vuçiq tha se Serbia nuk është në një pozitë të lehtë, por se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, sepse ajo nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtar i OKB-së.
Ai tha se Beogradi është i gatshëm të përmbushë obligimet e saj sipas marrëveshjes së vitit 2013, që parashikon formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, por se Prishtina nuk e respekton këtë marrëveshje dhe pengon krijimin e Asociacionit.
Vuçiq akuzoi shqiptarët se kanë shpikur marifete dhe se disa vende perëndimore bëjnë sikur nuk shohin kundërmasat e tyre. Ai ka theksuar se Serbia do t’i mbrojë interesat e saj dhe të popullit serb në Kosovë me të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…