Categories: MAQEDONI

Shekerinska: Gratë më mirë ballafaqohen me sfidat

Gratë, paqja dhe siguria janë shumë të lidhura me jetën reale. Gratë shumë më mirë ballafaqohen me sfidat, ato duhet të jenë më të zëshme, por edhe të bisedojnë për çështje feministe, tha dje nënkryetarja e Partisë së Socialistëve Evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska në panel diskutimin “Ndikimi i lëvizjes anti-gjinore në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë” në kuadër të Akademisë socialdemokrate rajonale për lidership të grave në Shkup. Shekerinska potencoi se lufta dhe argumentet janë para nesh, mund të angazhohemi me emocione dhe pasion, por duhet të kemi edhe zemër të hapur, pasi nëse nuk e hapim derën për të gjitha gratë, atëherë lëvizja feministe do të dobësohet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e tij në konferencë tha se qëllimi i tyre i përbashkët është t’i grumbullojnë në një vend të gjitha gratë dhe aktivistet progresive, në një front të përbashkët në luftën për shoqëri të barabartë dhe me përgjegjësi, bazuar në vlerat evropiane. Ai potencoi se hapi më i madh pozitiv në avancimin dhe pranimin e ideve progresive për barazi gjinore është bërë në periudhat kur socialdemokratët janë në pushtet. “Miratuam dokumente që kanë hapur perspektiva të reja dhe të parët filluam me përfaqësimin procentual të grave në organet partiake, deri në përfaqësimin e plotë të barabartë, me çka u tregua se janë të gatshme ta ndryshojnë realitetin politik dhe shoqëror, ndërsa në nivel të MPB-së dhe BSP pranë MPB-së ka gra në pozitat udhëheqëse kyçe”, tha Spasovski. Akademia rajonale është në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe FES Dialog Evropa Juglindore.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago