Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën e ardhshme më 4 nëntor, Kongresin e Jashtëzakonshëm. Burime bëjnë me dije se në këtë Kongres të Jahstëakonshëm të thirrur nga kryeministri Edi rama, njëherësh kryetar i PS, pritet të zgjidhet Sekretari i përgjithshëm, vend i lënë vakant pas shkarkimit të Damian Gjiknurit në Kongresin e 4 shtatorit.
Në Kongres pritet që të votëbesohet Sekretari i Përgjithshëm i PS, ku mes kandidatëve është edhe Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.
Gjithashtu numri dy i partisë, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.
Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…