Vitamina K është një vitaminë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe të zemrës, por shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj në organizëm. Kjo mund të shkaktojë probleme serioze si trombozë, gjakderdhje dhe osteoartrit.
Një studim i ri ka treguar se nivelet e ulëta të vitaminës K rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme te njerzit e moshuar. Studimi përfshiu 4000 njerëz të moshës 54-76 vjeç për 13 vjet dhe zbuloi se ata me nivele të ulëta të vitaminës K kishin 19% më shumë gjasa të vdisnin sesa ata me nivele adekuate.
Shkencëtarët thonë se vitamina K parandalon akumulimin e kalciumit në arterie, gjë që mund të shkaktojë bllokim të qarkullimit të gjakut. Gjithashtu, vitamina K ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e kockave.
Vitamina K gjendet në shumë ushqime natyrale, veçanërisht në barishte dhe perime. Disa nga burimet më të mira të vitaminës K janë lakra jeshile, spinaqi, majdanozi, gjethet e rrepës, lakra, lulelakra, brokoli, asparagu dhe zarzavatet e sallatës. Gjithashtu, vitamina K gjendet tek qepët e njoma, kumbulla, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e qumështit të fermentuara si kosi dhe djathi.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e një sasie të mjaftueshme të vitaminës K çdo ditë për të mbrojtur shëndetin e zemrës dhe kockave. (politiko.makdomen.net)
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…