Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Osmani nga Finlanda: Interesi i përbashkët i të gjithë vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së është të ketë Kryesues për vitin 2024
    MAQEDONI

    Osmani nga Finlanda: Interesi i përbashkët i të gjithë vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së është të ketë Kryesues për vitin 2024

    28/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës, me ftesë të Ministres së Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Në takim të dy ministrat shprehën përkushtimin e ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, të cilat këtë vit po shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

    “Në arkitekturën e sotme të rrënuar të sigurisë, jemi të vetëdijshëm për sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohemi dhe vetëm duke punuar bashkërisht ato sfida mund t’i tejkalojmë, e OSBE-ja është një segment i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha MPJ Osmani në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së.

    Duke e uruar Finlandën për kryesimin me OSBE-në në vitin 2025, theksoi se prioriteti dhe interesi i përbashkët i të gjitha vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së është arritja e konsensusit rreth zgjedhjes së kryesuesit për vitin 2024.

    Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Helsinki për procesin tonë të anëtarësimit në BE dhe theksoi nevojën e ndryshimit të qasjes sipas konceptit “Më shumë integrim para anëtarësimit në BE”.

    Duke e përshëndetur anëtarësimin e Finlandës si anëtarja e 31-të e NATO-s, Osmani përsëriti se ne mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e marrëdhënieve të forta të partneritetit.

    “Duke u anëtarësuar në Aleancë, Finlanda kontribuon në mbrojtjen e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian” shtoi Osmani.

    Ministrja Valtonen e rikonfirmoi mbështetjen finlandeze për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe pranoi se Maqedonia e Veriut ka arritur një shkallë të lartë të përmbushjes së agjendës së reformave evropiane.

    “Finlanda, prej kohësh ka një interes të fortë në Ballkanin Perëndimor dhe i mbështet partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor në përmbushjen e aspiratave të tyre për integrim evropian. Zgjerimi është një politikë e rëndësishme afatgjate e Unionit dhe integrimi evropian është një prioritet i lartë” – theksoi Ministrja finlandeze.

    Në kuadër të vizitës, ministri Osmani realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit të Finlandës, Jussi Kristian Halla-aho, me të cilin shkëmbyen mendime mbi agjendën tonë evropiane, kryesimin e OSBE-së me fokus në funksionalitetin, si dhe avancimin e bashkëpunimit parlamentar.

    Previous ArticleKorridori 8/ Grubi me njoftim të rëndësishëm: Në kohë rekord, makineria e Bechtel/Enka që neser, ia mësyn jugut të Gostivarit!
    Next Article Përballja me kërcënimet hibride, Maqedonia i bashkëngjitet Qendrës evropiane të ekselencës

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.