Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ministrin e Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili është në vend në suazat e Forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, në kuadër të kryesimit të Mbretërisë së Spanjës me Këshillin e Bashkimit Evropian, i cili mbahet në dhomën tonë ligjvënëse.
Gjatë takimit Kryetari i potencoi marrëdhëniet e deritanishme bilaterale të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve me konstatim se të dyja vendet i bashkon edhe miqësia e sinqertë dhe bashkëpunimi i cili ka tendencë që në periudhën e ardhshme të përforcohet akoma më shumë në suazat e integrimeve në BE. E informoi mysafirin se procesi i ndryshimeve kushtetuese si kusht për hyrjen në fazën e ardhshme të konferencës ndër-qeveritare, ku duhet të fillojë hapja e klasterëve të negocimit, duhet të rrumbullakohet gjatë këtij viti.
Xhaferi, siç thuhet, u ndal edhe në efektet pozitive të nismës rajonale Ballkani i Hapur, ku bashkë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Serbisë hapen mundësi për ndërlidhje dhe bashkëpunim rajonal dhe kjo gjithsesi paraqet një tregues për përparimin e vendeve të rajonit kah evropeizmi i tyre dhe hapja e rrugës drejt anëtarësimit në BE.
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, shprehu kënaqësi dhe mirënjohje për mundësinë për takim me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhaferi, dhe shfaqi interes për proceset aktuale që zhvillohen në Kuvend, sidomos për rrjedhën e shqyrtimit të Propozim Rregullores që është propozim i Kryetarit Xhaferi, mirëpo me një kontribut shumëvjeçar konstruktiv dhe konsensual të gjithë përfaqësuesve politikë parlamentarë.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se vetëm me bashkëpunim intensiv politik dhe të fqinjësisë së mirë edhe në periudhën e ardhshme mundemi si rajon të shpresojmë për një përparim dhe zhvillim të vërtetë.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…