Bisedimet e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Të dy palët kanë mbetur të ngurtësuara në qëndrimet e tyre dhe kanë hedhur akuza të ndërsjella. Ndërmjetësuesit perëndimorë nuk kanë arritur të bëjnë presion apo të ofrojnë stimuj për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.
Njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd, Artan Muhaxhiri dhe Ognjen Gogiq, thonë se dështimi i këtij takimi duhet të jetë alarm për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të punojnë në riformatizimin e dialogut, në mënyrë që ai të jetë maksimalisht i efektshëm. Ata argumentojnë se qasja e deritashme në dialog nuk funksionon dhe se ka sjellur një status quo qe rrezikon sigurinën në rajon.
Muhaxhiri dhe Gogiq vleresojn perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si faktor kyç ëer afrimin e palve. Ata gjithashtu theksojnë se sulmi i fundit ne Banjskë të Zvecanit, duhet të shërbejë si nxitje për të shmangur konfliktet e mundshme në terren. (politiko.makdomen.net)