Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Bajrami: Të hënën shoqatat e grave dhe përfaqësuese të BDI-së do të organizojnë aktivitete për kontrollin e kancerit të gjirit
    MAQEDONI

    Bajrami: Të hënën shoqatat e grave dhe përfaqësuese të BDI-së do të organizojnë aktivitete për kontrollin e kancerit të gjirit

    27/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Në një intervistë për Indeks.mk, kryetari i Odës së Mjekëve të Maqedonisë, dr Xhabir Bajrami, ka folur për kancerin e gjirit, një sëmundje që prek shumë gra në të gjitha moshat. Ai ka theksuar se kanceri i gjirit mund të parandalohet dhe trajtohet nëse zbulohet në kohë dhe ka bërë thirrje për ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e kontrollit të rregullt të gjirit.

    “Jo vetëm gjatë këtij muaji por edhe gjatë muajve të tjerë nuk duhet të mungojnë informacionet rreth sensibilizimit të vajzave të reja dhe grave për një smundje kaq të rëndë dhe kaq të shpejtë siç është kanceri i gjrit te gratë dhe tek vajzat. Duhet të theksoj se kanceri i gjirit nuk përfshin vetëm një shtresë të caktuar të grave por kemi raste që nga vajzat e reja e deri te gratë në moshë madhore me kancer të gjirit pothuajse me të njejtën numër të sëmurësh.

    Dua të jua bëj me dije vajzave të reja se nuk do të thostë se ato janë në një moshë më të re dhe se janë të pa prekëshme nga kjo smundje. Kufiri është ulur, probaliteti për sëmundjen e këtij lloji të kancerit i kap të gjitha moshat. Ne si institucione shëndetësore, edhe si mjekë kudo që ndodhemi edhe nëpër mediume edhe npërmjet rrjeteve sociale bëjmë apele për kontrolle të kësaj natyre. Pra në spitalin tonë bëhet edhe eho gjiri edhe mamografi.

    Unë i kisha lutur të gjitha gratë dhe të gjitha nënat tona, vajzat e reja të vijnë dhe të bëjnë të paktën çdo 6 muaj apo çdo vit nga një eho gjiri apo mamografi”, tha Bajrami.

    Simptomat njihen nga vetë pacienti në fillim, gjatë çdo larje që bëjnë gjinia femërore, duhet të jenë të vetëdijshme dhe të ndërgjeqësuara që ata vetë të bëjnë palpimin e gjirit, dhe çdo ndryshim në gjirin e tyre duhet të jetë alarm që ata të kontaktojnë gjinekolog amë”, tha Bajrami.

    Dr. Bajrami foli edhe për aktivitetet e organizuara nga shoqatat e ndryshme për mbështetjen e grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Ai tha se do të organizojnë një iniciativë që do të mundësojë ultratinguj dhe mamografi të gjirit falas për disa gra që priren të preken nga kjo sëmundje.

    “Nga shoqata e grave dhe partive politike, e sidomos nga gratë e Bashkimit Demokratik për Integrim, edhe nga gratë e shoqatave të tjera qytetare kemi aktivitet brenda këtij muaji, dho do të organizojmë nga dita e hënë e andej një iniciativë që disa gravre që kanë tendencë për të qenë të prekura nga kjo sëmundje të ju bëjmë nga një eho gjiri dhe mamografi.

    Dhe njëkohësisht ne bëjmë biseda që të gjitha gratë të mos jenë të kufizuara por të vijnë të bëjnë kontrolle normale dhe të rregullta tek gjinekologu amë”, tha Bajrami.

    Dr. Bajrami ka shpjeguar edhe mundësitë e trajtimit të kancerit të gjirit, duke theksuar se sa më shpejt të zbulohet, aq më shumë shanse kanë gratë për t’u përballur me sëmundjen. Ai tha se trajtimi bëhet në mënyrë kirurgjikale dhe më pas me kimioterapi. Ai ka këshilluar gratë që janë të prekura nga kanceri i gjirit që të mos humbasin moralin dhe vullnetin për të jetuar, pasi kjo ndikon në imunitetin e tyre.

    “Shumë me rëndësi është për gratë që janë të prekura nga kanceri i gjirit që të mbështeten në aspekt të ngritjes së moralit të tyre që mos të humbin moralin dhe vullnetin për jetë. Nëse ndodh që ato e humbin vulletin e të jetuarit dobësohet në mënyrë enorme imuniteti i tyre dhe kanceri merr një hov edhe më të madh.

    Trajtimi i kësaj sëmundjeje është në mënyrë kriurgjikale dhe mandej bëhet me anë të kimioterapisë. Mirëpo fillimisht hiqet masa tumoroze nga ajo pjesë e gjirit ku është lokalizuar, bëhet heqja kirurgjikale dhe mandej çohet për analiza laboratorike indi i marrë dhe konstatohet në çfarë stadi është smundja, dhe pastaj vendset se si do vazhdohet me anë të kimioterapisë. Sa më herët që të zbulohet, shansat janë shumë të mëdha ta përballojë pacientja këtë smundje.

    Sa më vonë që të shkojë në ekzaminim dhe t’i drejtohet mjekut aq më shumë e rrezikon veten. E rëndësishme të theksohet është se të gjitha gratë njëlloj janë të rrezikuara, duhet t’u bëhet me dije sdomos vajzave dhe grave të reja se edhe ato janë të prekshme po njësoj nga kanceri i gjirit. Jo të mendojnë se nuk mundemi të prekemi nga kjo sëmundje, çdo ndryshim në gjirin e tyre duhet të jetë alarm për vetë ata dhe menjëher të paraqiten tek mjeku amë”, tha Bajrami.

    Previous ArticleKurti: Drafti për Asociacionin do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese
    Next Article Besimi: Zgjidhje sistemike dhe qasje e koordinuar në luftën kundër ekonomisë gri

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.